0:00 → 0:05
Të sëmurët me epilepsi janë të shumëllojtë dhe krizat i kanë të ndryshme.
0:06 → 0:09
Megjithatë mund të dallohen forma të caktuara krizash.
0:09 → 0:12
Një krizë e madhe konvulzive quhet krizë toniko-klonike.
0:13 → 0:16
Ajo më herët quhej ndryshe edhe krizë Grand-Mal.
0:16 → 0:19
Në këtë rast të sëmurët humbin vetëdijen dhe bien përdhe.
0:21 → 0:24
Trupi është i tensionuar dhe nis të dridhet.
0:24 → 0:26
Ndonjëherë të prekurit nxjerrin shkumë nga goja
0:26 → 0:28
ose kafshojnë gjuhën.
0:29 → 0:32
Mirëpo ka edhe kriza fare të shkurtra, me ç'rast dikush është vetëm
0:33 → 0:34
për pak sekonda i pavetëdijshëm.
0:34 → 0:39
Këto quhen mungesa, që pak a shumë nënkuptojnë "papranishmëri".
0:39 → 0:43
Pastaj ekzistojnë edhe kriza fokale, në rastin e te cilave vetëm një pjesë e trurit
0:43 → 0:44
nuk punon si duhet.
0:44 → 0:48
Ndonjëherë vetëm njëri krah nis e dridhet ose dikush nduk rrobat e veta
0:48 → 0:50
ose mbllaçitet pa arsye.
0:50 → 0:54
Disa të prekur krizat i përjetojnë me vetëdije, të tjerët pa të.
0:55 → 0:58
Ata shpeshherë nuk e kujtojnë dot se çfarë u ka ndodhur.
0:59 → 1:02
Pas krizave të rënda, shumë nga të prekurit kanë nevojë për qetësi,
1:02 → 1:04
derisa të rikuperohen tërësisht.
1:04 → 1:07
Prandaj merrni kohën që ju duhet pas një krize
1:08 → 1:10
ose ua jepni të tjerëve kohën që u duhet.
1:11 → 1:14
Më shumë informacione në epi.ch/sq