0:01 → 0:04
Në kohën e sotme njerëzit jetojnë më gjatë se përpara.
0:04 → 0:07
Kjo është një mrekulli, mirëpo kjo sjell me vete edhe probleme.
0:08 → 0:11
Sepse për këtë shkak ka gjithnjë e më shumë të moshuar,
0:11 → 0:13
me raste të reja epilepsie.
0:14 → 0:18
Ato manifestohen të shumtën me kriza të tilla që prekin vetëm një pjesë të trurit.
0:19 → 0:23
Në raste të tilla të prekurit "mungojnë" vetëm disa sekonda ose pak minuta,
0:23 → 0:25
ose u dridhet njëri krah.
0:25 → 0:28
Ca të tjerë mbllaçiten ose ndukin rrobat e tyre.
0:29 → 0:34
Këto kriza të vogla mund edhe të shpërfillen apo të keqkuptohen.
0:35 → 0:39
Kush jeton i vetmuar, nuk e ka dikë afër që t'ia vëzhgojë krizën dhe që
0:39 → 0:42
t'i raportojë më pas për të, gjë që e vështirëson diagnozën.
0:43 → 0:47
Pas një krize, ndonjëherë duhen orë të tëra, derisa një i moshuar
0:47 → 0:52
të rikuperohet tërësisht, ndërsa në raste krizash të rënda edhe ditë.
0:52 → 0:56
Në këtë kohë ai mund të jetë i hutuar, ose të ketë boshllëqe në kujtesë.
0:56 → 1:00
Në raste të tilla disa të prekur ose bashkëfamiljarë të tij mendojnë gabimisht
1:00 → 1:02
se bëhet fjalë për nisjen e një demence.
1:03 → 1:06
Një lajm i mirë: Nëse një herë zbulohet si duhet,
1:06 → 1:09
epilepsia tek të moshuarit mund të trajtohet me sukses!
1:10 → 1:13
Më shumë informacione në epi.ch/sq